Me Emrin e Allahut, I Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti I gjithë lartmadhërimi i takon vetëm Allahut. Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej të keqes së vehteve tona dhe prej mëkateve tona. Kë udhëzon Allahu s'ka kush e devijon dhe kë e humb Ai, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot veç Allahut që është i Vetëm e pa Partner dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguar i Tij. Dijetari i nderuar, mbojtësi i sunetit dhe kundërshtuesi i bidatit, Sheikh ul-Islam Ahmed ibn Abdul-Halim ibn Tejmia është pyetur për ajetin:
"O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj. . ." (2:21) 1- Çfarë është adhurimi dhe cilat janë implikimet e tij? 2- A i perfshin ai të gjitha çështjet e fesë apo jo? 3- Kush është esenca e vërtetë e ubudijeh-s (të qënit rob i nënshtruar i Allahut)? 4- Ku arrihet niveli më i lartë i ubudijeh-s në dynja apo në akhiret? A ka diçka më të lartë se kjo? Kjo është tema që do të trajtohet këtu (në këtë studim).
|